Rreth 1 mijë qytetarë kërkuan ndërrimin e qendrës së tyre të votimit

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 14:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deri më tani rreth 1 mijë qytetarë kanë kërkuar ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës së tyre. Kështu bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kreu i Sekretaritit Burim Ahmetaj, raporton Ekonomia Online.

Ahmetaj ka njoftuar se deri më tani janë 933 kërkesa, prej tyre 783 janë paraqitur përmes platformës online nga ueb faqja e KQZ-së dhe 150 kërkesa janë paraqitur përmes formularëve në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komuna të ndryshme.

Periudha për ndërrimin e qendrës së votimit vetëm brenda komunës do të përfundojë më 7 shtator.

Ndërrimi i qendrës së votimit mund të bëhet përmes kësaj platforme që është publikuar në ueb faqen e KQZ-së: https://eomp.kqz-ks.org/, apo duke plotësuar formularin në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën prej nga vjen votuesi.

Gjithashtu, përmes kësaj platforme, votuesit mund ta mësojnë vendvotimin e tyre duke shënuar vetëm numrin e tyre të letërnjoftimit.

Po ashtu, Ahmetaj ka njoftuar se nga data 10 korrik deri më 3 gusht janë pranuar 2101 aplikacione për t’u regjistruar për të votuar jashtë vendit nga të cilat 140 nuk janë aprovuar akoma.

Ndërsa, Ylli Buleshkaj ka raportuar për Aktivitetet e ZRPPC-së duke treguar se tashmë ka filluar auditimi i shpenzimeve financiare të partive politike gjatë fushatës zgjedhore i cili proces pritet të përfundoj nga mesi i muajit shtator.

“Zyra ka realizuar një takim me përfaqësues financiar të subjekteve politike  dhe auditorët ku janë njoftuar për detyrat që i presin gjatë kësaj vere. Procesi i auditimit ka filluar këtë javë. Të gjitha shpenzimet e fushatës janë me auditorët. Procesi i auditimit do të përfundoj nga mesi i shtatorit dhe ato do të bëhen publike”.

Po ashtu Buleshkaj ka njoftuar se kanë aplikuar dy parti politike për regjistrim.

“Kemi pasur kërkesa për të ditur se si është procedura për aplikim për regjistrim të partive politike. Deri më tani kemi 8 aplikacione prej tyre 2 parti politike, 2 kandidatë të pavarur dhe 6 iniciativa qytetare”, ka shtuar ai.

Buleshkaj gjithashtu ka rekomanduar certifikimim e Kastriot Bushit i cili është kandidat për kryetar të komunës së Kaçanikut dhe ky rekomandim është miratuar nga KQZ-ja.

“Kemi një numër të rekomandime për certifikim. Kemi rekomanduar që certifikimi i kandidatit të pavarur Kastriot Bushi të kryhet i cili është kandidatë për kryetar komune”, ka thënë ai.

Të ngjashme