Rreth 100 gra afariste ekspozojnë ushqime dhe punime artizanale në panairin e OSBE-së

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 10:44 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar panairin e tretë tregtar shumë etnik për gratë pronare të bizneseve, raporton Ekonomia Online.

Zyrtarja nacionale e programit dhe menaxherja e panairit të tregtisë, Edona Bajrami-Shala, tha se ky panair ka për qëllim që t’u jep mundësi grave ndërmarrëse për të përfituar ekonomikisht nga shitja e produkteve të tyre.

“Ku panair i bënë bashkë gratë ndërmarrëse nga komunitetet të ndryshme kryesisht shqiptare, turke dhe serbe. Ngjarja ka për qëllim që përveç bashkëpunimit t’u jap atyre mundësi për të përfituar ekonomikisht për të shitur produktet e tyre në Prishtinë”

Ndërmarrësja Xhylinaze Zatriqi, e cila vjen nga Mitrovica e Veriut, e cila merret me produkte të punuara me dorë, kryesisht veshje tradicionale shqiptare, tha është e kënaqur me këtë organizim pasi mundësitë janë shumë të mirë për ato gra që dëshirojnë të bëjnë biznes në Kosovë.

 “Mundësitë janë shumë të mira, neve na kanë mundësuar edhe transportin dhe të gjitha harxhimet, mos me na pagu harxhimet është pak e vështirë. Mundësitë janë shumë të mira për me bë biznes në Kosovë si gra, por pak nuk po na japin hapësirë, por neve femrave nuk na ndal asgjë” tha Xhylinaze Zatriqi, raporton EO.

Në panair po marrin pjesë  rreth 100 gra afariste nga të gjitha rajonet e Kosovës.  Ky panair do të qëndroi i hapur gjatë ditës së sotme dhe nesër.

Gratë të cilat menaxhojnë biznese të vogla në fshatra dhe qytete të ndryshme po ekspozojnë ushqime të bëra në shtëpi dhe punime artizanale.

Të ngjashme