Rreth 100 vetura të auto-shkollave “bllokojnë” kryeqytetin, kërkojnë mbajtjen e provimeve

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 10:19 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Auto-shkollave të Kosovës ka organizuar protestë për shkak se Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit nuk po mundëson mbajtjen e provimeve, raporton Ekonomia Online.

Rreth 100 vetura të auto-shkollave kanë parakaluar nga Fakulteti Teknik deri te Ministria e Infrastrukturës.

Milaim Kërqeli njëri nga organizatorët, tha se kanë operuar me humbje si dhe dëmet janë të mëdha.

Ai tha se ka katër muaj që nuk kanë punuar dhe se kanë dërguar kërkesën të ministri, por nuk kanë marr ende përgjigje.

Ndërsa instruktori më i vjetër në Kosovë, Hamit Hazeraj ka thënë se duhet të lejohet puna për auto-shkollat, raporton EO.

Sanije Bytyçi, instruktore nga Prizreni tha se mos puna për këtë periudhë e ka dëmtuar shumë nga ana financiare.

Ata kishin protestuar para ministrisë edhe ditë më parë, me të njëjta kërkesa, por që ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet përgjegjëse.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme