Rreth 130 mijë njerëz kanë humbur jetën në luftërat e ish-Jugosllavisë

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 08:17 | Nga

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Koalicioni për KOMRA sot në Prishtinë organizon prezantimin publik të hulumtimeve të veta mbi humbjeve njerëzore dhe të objekte të ndalimit në kohën e luftërave në territorin e ish Jugosllavisë.

Përkrahja për themelimin e KOMRA-s dokumentimi i viktimave të luftës dhe i vendeve të ndalimit Koalicioni për KOMRA gjatë vitit 2016 ka bërë një përparim të rëndësishëm në dokumentimin e viktimave të luftës dhe të vendeve të ndalimit në periudhën prej vitit 1991 deri në vitin 1999, gjë që në mënyrë të drejtpërdrejtë i ndihmon rritjes së shanseve për themelimin zyrtar të Komisionit rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe rrethanave në të cilat së paku 130 000 njerëz kanë humbur jetën në luftërat në territorin e ish RSFJ-së.

Organizatat joqeveritare, Fondi për të Drejtën Humanitare, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Shoqata Drejtësia Tranzicionale, Përgjegjësia dhe Përkujtimi në B dhe H dhe Qendra për Demokraci dhe Drejtësi Tranzicionale e kanë konstatuar identitetin dhe rrethanat e vrasjes të rreth 22 000 njerëzve dhe i kanë dokumentuar 600 vende të ndalimit të së paku 150 000 njerëzve, shtetas të B dhe H.

Tribunali i Hagës e ka vërtetuar identitetin e rreth 12 000 viktimave të krimeve të luftës.

Faktet e paraqitura në mënyrë të padyshimtë tregojnë se procesi i filluar i ballafaqimit me të kaluarën e kërkon angazhimin e institucioneve shtetërore në krijimin e garancive se krimet nuk do të përsëriten.

Konstatimi i të gjitha krimeve të luftës dhe regjistrimi i viktimave të luftës janë detyra, të cilat Komisioni ndër-rajonal mund t’i kryejë me anë të ndihmës profesionale të shoqërisë civile dhe me këtë të ndërprejnë praktikën ballkanike të përkujtimit të viktimave me anë të shifrave të shprehura dhe jo të bëjnë përkujtimin e njerëzve me emër dhe mbiemër.

Në luftërat e viteve nëntëdhjetë, kundërshtarë dhe armiq kryesor kanë qenë civilët. Rreth 70 000 civilë dhe 60 000 pjesëtarë të forcave të armatosura e kanë humbur jetën në ato luftëra, kurse rreth 10 000 viktima të luftës ende nuk i kanë varrezat e shënjuara.

KOMRA mund të ndihmojë në zbulimin e varrezave masive, dhe poashtu ka potencial për të ndihmuar edhe në afirmimin e empatisë, si dhe në investimin personal dhe shoqëror për pajtim.

Procesi i Berlinit e ka programin, i cili përfshin edhe objektivat dhe detyrat e KOMRA-s, që kanë të bëjnë me konstatimin e fakteve mbi krimet e luftës, emërtimin e viktimave, njohjen e dinjitetit dhe të barazisë së viktimave. Me themelimin e Zyrës Rajonale të të Rinjve është bë hapi i parë drejt pajtimit.

Në sesionin e dytë, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe SENSE – Qendra për Drejtësi Tranzicionale bën prezantimin e hartës interaktive të narrativit “Shuarja e Historisë dhe Kujtesës”. në kuadër të prezantimit të rezultateve të fundit të dokumentimit të viktimave të luftërave të viteve të nëntëdhjeta.

Narrativi “Shuarja e Historisë dhe Kujtesës” në mënyrë të detajuar paraqet se si krimet e rënda mbi trashëgiminë kulturore, religjioze dhe historike , të kryera gjatë luftërave të viteve të nëntëdhjeta në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, janë proceduar para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavi.

Kapitull i veçantë i është kushtuar një numri të madh të monumenteve kulturore dhe religjioze për shkatërrimin e të cilave deri me tani askush nuk është përgjigjur para drejtësisë.

“Shkatërrimi i qëllimshëm dhe i përmasave të mëdha të objekteve të kulturore dhe fetare në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë gjatë luftërave nga viti 1991 deri me 1999 paraqet shembullin më të keq të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në Evropë pas luftës së dytë botërore”, ka shkruar Helen Walasek në fjalën hyrëse të narrativit “Shuarja e Historisë dhe Kujtesës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme