Rreth 20 milionë euro pritet t’i kushtojë buxhetit të Kosovës restaurimi i Kullave të Jasharajve në Prekaz

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 23:52 | Nga Ekonomia Online

Në kullat e Jasharajve në Prekaz, të çarat po rriten thuajse për ditë të cilat për vite me radhë po presin t’i nënshtrohen konservimit, për çka qeveria Kurti pati krijuar një komitet ndërministror.

Kjo trupë është në pritje detyrës projektuese nga një komision i ekspertëve vendas e rajonal, që deri kah mesi i muajit qershor çka do t`i hap rrugë për gjetjen e kompanisë për hartimin e projektit te përgjithshëm.

Ky restaurim do të kushtojë rreth 20 milionë euro dhe parasheh pos konservimit të shtëpive edhe ndërtimin e një muzeu, amfiteatri e parkingu për makina ka thënë Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin të Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj.

Edhe vizitorët po e mirëpresin një investim në atë kompleks, pasi vlerësojnë se meritojnë shumë më shumë.

Të ngjashme