Rreth 300 gra të punësuara në institucione publike në Ferizaj pjesë e vendimmarrjes

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Dita e gruas “8 marsi” është shënuar edhe në institucionet lokale të Ferizajt, komunë kjo e cila njihet për një përqindje të madhe të grave të punësuara në institucione publike. Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyçi, ka ftuar një pjesë të grave të suksesshme ferizajase në shenjë respekti për urimin e ditës së gruas. Në këtë takim morën pjesë biznesmene, punonjëse të arsimit, artiste, arkitekte, sportiste dhe gra të profesioneve të shumta

Me këtë rast Bytyçi duke vënë theksin në avancimin e gruas në vendimmarrje, ka thënë se për këtë qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu ka dëshmuar përgjatë gjithë̈ këtij mandati, se ka vizion e mision në dobi të fuqizimit të gruas në vendimmarrje, për këtë fakt administrata e Komunës së Ferizajt, aktualisht drejtohet nga katër gra drejtore të drejtorive si dhe Kryesuesja e Kuvendit.

“Janë afro 300 gra pjesë e nivelit udhëheqës në të gjitha institucionet në vartësi të Komunës. Edhe në planin ekonomik, qeverisja Aliu ka ndihmuar bizneset e udhëhequra nga gratë përmes granteve të shumëllojshme, të cilat kanë ndihmuar në fuqizimin ekonomik të tyre, mbështetje kjo që do të vijoj edhe në të ardhmen”, ka thënë midis të tjerash Bytyqi.

Ndërkaq, gratë pjesëmarrëse në këtë aktivitet, falënderuan Kryesuesen e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi për pritjen si dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Komunëa e Ferizajt./Koha

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme