Rreth 4 mijë raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Që nga rasti i parë i konfirmuar pozitiv më 13 mars e deri tani në vend janë infektuar 11 mijë e 416 veta.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në vend kanë ndërruar jetë 401 persona të cilët i shin të prekur me Coronavirus.

Ndërsa numri i të shëruarve është në rritje dhe deri më tani janë 7 mijë e 191 persona të cilët kanë arritur që të shërohen plotësisht nga koronavirusi.

Bazuar në këto të dhëna zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 824 raste aktive me Coronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme