Rreth 400 mijë kosovarë të regjistruar në diasporë

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 09:04 | Nga

Numri i saktë i diasporës nuk mund të dihet në shifra reale. Emigrimi i qytetarëve të Kosovës sipas sociologëve ka qenë shumë i madh dhe disa prej tyre i kanë shkëputur lidhjet me familjet e tyre në Kosovë

Ende nuk dihet se sa qytetarë të Kosovës jetojnë në diasporë. Ndonëse Ministria e Diasporës konstaton se janë regjistruar 380 mijë pjesëtarë të diasporës, ky numër sipas këtij dikasteri pritet të ngrihet gjatë regjistrimit online, proces i cili po vazhdon. Ministri i Diasporës, Valon Murati, në një intervistë për “Zërin” ka thënë se nuk ka shifër të saktë të numrit të diasporës.

Ai thotë se një shifër e tillë është vështirë të konstatohet. “Sidoqoftë, ne deri më tani kemi regjistruar diku afër 380.000 pjesëtarë të diasporës në procesin e regjistrimit, të cilin jemi duke e realizuar. Ne shumë shpejt do të dalim me të dhëna më të plota nga ky proces, i cili do të trajtojë edhe anë të tjera statistikore të dobishme për njohjen më të mirë të diasporës”. Murati ka bërë të ditur se ka përfunduar regjistrimin fizik dhe se tani ky proces do të vazhdojë përmes regjistrimit online.

Ndërkaq sociologu Leutrim Sahiti, drejtor i Institutit për Hulumtime dhe Studime Sociologjike “Sociometri”, thotë se ky proces nuk ka përfshirë të gjithë sepse ka shumë qytetarë që jetojnë jashtë vendit, por nuk vizitojnë Kosovën dhe regjistrimi i tyre nuk është bërë qoftë për shkak të mosinformimit rreth këtij procesi apo faktorëve të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme