Rreth 600 qytetarë kërkojnë ndihmë psikologjike në Ministrinë e Shëndetësisë

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 14:28 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rreth 40 psikologë dhe studentë të Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, që nga 22 prilli janë dukë  duke komunikuar me qytetarët në telefon për t’ua lehtësuar problemet që kanë pasur gjatë kohës së karantinimit. 

Kjo linjë telefonike është falas dhe qytetarët mund të kërkojnë ndihmë psikologjike duke bashkëbiseduar me psikologët.  Kjo linjë mundësohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti  në një intervistë për Ekonomia Online.

Sipas Hotit, rreth 40 psikolog dhe student të psikologjisë gjatë ditës punojnë marrin telefonata të ndryshme nga qytetarët dhe ndajnë me ta brengat që ata i manifestojnë.

Aktivizimi i kësaj linje, Hoti tha se ka ndodhur si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë me Departamentin e Psikologjisë dhe Universitetit e Prishtinës.

Ai tha se deri tani numri i thirrjeve është shumëfishuar, duke arritur në 600.

“Linja telefonike falas për ndihmë psikologjike është aktivizuar në Ministrinë e Shëndetësisë që nga 22 prilli i këtij viti dhe aty rreth 40 psikolog dhe student të psikologjisë gjatë ditës punojnë,  marrin telefonata të ndryshme nga qytetarët dhe ndajnë me ta brengat që ata i manifestojnë. Kjo linjë ofron mundësi që secili qytetarë i cili ka një shqetësim dhe ka diçka për të ndarë dhe këshilluar me ta të kontaktojë gjatë gjithë ditës dhe të zhvillojë biseda të cilat mund të jenë të dobishme për shëndetin e tyre. Linja është aktivizuar si një rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë me Departamentin e Psikologjisë dhe Univeristetit e Prishtinës. Ka pasur një numër të caktuar të thirrjeve që qytetarët e moshave të ndryshme kanë bërë, mirëpo prej se operatorët e telefonisë mobile Vala dhe IPKO  kanë ndarë mesazhin me klientët e tyre që Ministria e Shëndetësisë dhe Universiteti i Prishtinës e kanë dhënë një linjë të tillë në dispozicion të qytetarëve, numri i thirrjeve është shumëfishuar deri tash ka pasur rreth 600 thirrje”,  shtoi Hoti për Ekonomia Online.

Ndërsa, vullnetarja në Qendrën e Linjës për Ndihmën Psikologjike, Gresa Selmani foli për gatitshmërinë që kanë si vullnetar për të gjithë qytetarët të cilët i adresojnë shqetësimet e tyre.

Sipas Selmanit,  në këtë periudhë është e rëndësishme të drejtoheni nëpër institucione të ndryshme ose edhe Qendra të Shëndetit Mendor, ku mund të merrni konsulta këshillimi me psikologun.

“Linja e ndihmës psikologjike për Coronavirus është një linjë që është iniciuar si rezultat i bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisë. Ne këtu jemi vullnetarë-psikolog, të cilët jemi në gatitshmëri për qytetarët prej orës 11 në mëngjes deri në 20 në mbrëmje ku të gjithë qytetarët mund t’i adresojnë dhe mund të shprehin të gjitha shqetësimet. Në momentin kur qytetarët telefonojnë në linjën tonë,  ata kanë një lloj konsulte këshillimi me psikologun ku varësisht natyrës së shqetësimit që ata i shprehin marrin këshilla ose më e mira e mundshme në këtë periudhë është referimi nëpër institucione të ndryshme ose edhe qendra të shëndetit mendor dhe varësisht prej kërkesave që ata kanë marrin shërbime adekuate ku ata referohen”, tha ajo për EO.

Selmani ka thënë se kjo është iniciativë e mirë meqë qytetarët kanë një adresë ku mund të shprehin shqetësimet.

 “Secila telefonatë është e ndryshme nga tjetra sepse të gjitha shqetësimet që ata shprehin janë konfidenciale dhe varësisht prej llojit të telefonatës ata marrin këshillat përkatëse me shqetësimet që ata i shprehin. Qytetarët janë informuar për shërbimet që ofron Ministria e Shëndetësisë dhe është vërejtur një fluksi i madh i thirrjeve gjatë ditëve të fundit dhe është një shenjë e mirë sepse qytetarët e kanë një adresë ku mund të shprehin shqetësimet e tyre” shtoi ai”, tha Selmani për EO.      

Të ngjashme