Rreth 7 800 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Me rritjen e rasteve pozitive me COVID-19 ditëve të fundit, është shtuar ndjeshëm edhe numri i rasteve aktive. Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës të hënën, në Kosovë janë 7798 raste aktive me këtë virus.

Vetëm në 10 ditët e para të nëntorit janë shtuar 4950 raste të reja me COVID-19. Numri i rasteve aktive për këtë periudhë kohore është shtuar për 4157.

87 persona kanë vdekur në dhjetë ditët e para të nëntorit, si pasojë e COVID-19.

Deri tash në Kosovë janë testuar 108 mijë e 482 persona të dyshimtë për virus. Prej tyre, 24 mijë e 792 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 768 kanë humbur betejën me COVID-19. 16 mijë e 226 janë shëruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme