Rrëzohet nga 3 metra lartësi punëtori i KEDS-it në Suharekë

Prishtinë | 09 Pri 2022 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Është rrëzuar nga 3 metra lartësi një punëtor i KEDS-it në Suharekë.

Mjekët kanë bërë të ditur se është jashtë rrezikut për jetë, përcjell Klankosova.tv.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar  zyrtar i KEDS-it është rrëzuar nga një lartësi rreth 3 metra dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar  në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme