Rrëzohet një lis i madh në Mitrovicë, dëmtohen tetë vetura

Prishtinë | 24 Nën 2022 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Një lis i madh është rrëzuar sot në afërsi të palestrës “Minatori” në Mitrovicë.

Si pasojë e rrëzimit të tij janë dëmtuar tetë vetura.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti gjithashtu ka thënë se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Të ngjashme