Rrëzohet një person në Prevallë, bie në hendek

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Një person ka pësuar lëndime në Prevallë, pasi derisa kishte qenë duke ecur në Prevallë, është rrëzuar, raporton Express.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ku viktima ka rënë aksidentalisht në një hendek.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i lënduari është ndihmuar nga disa kalimtarë të rastit, ndërkaq nga ndihma e shpejtë është dërguar për tretman mjekësor.

“Zona e Prevallës, 06.09.2021-07:30.Raportohet se viktima mashkull kosovar duke shëtitur në bjeshkë ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka ra në një hendek. I lënduari është ndihmuar nga disa qytetarë të rastit dhe më pas nga ndihma e shpejtë është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme