RrGGK lanson broshurën “Grante të vogla, ndryshime të mëdha”

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 09:18 | Nga

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) organizon konferencë për media për të bërë përmbylljen e projektit të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe për të bërë lansimin e broshurës “Grante të Vogla, Ndryshime të Mëdha”.

Gjatë vitit 2015 dhe 2016, me përkrahjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë me këtë projekt, RrGGK ka ndarë 26 grante, me shumën totale prej 100,818.10€, për organizatat anëtare të RrGGK me mbështetjen e Fondit të Grave të Kosovës (FGK).

Këto grante të vogla kanë arritur të bëjnë ndryshime të mëdha në një kohë shumë të shkurtë. Broshura “Grante të Vogla, Ndryshime të Mëdha” e paraqet këtë  përmes storieve.

Pas konferencës, do të shpërndahen broshurat, do të ketë hapësirë për diskutim dhe kohë për ofrimin e më shumë informatave për mediet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme