Rriten çmimet e konsumit për muajin shkurt në Kosovë

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shkurt 2021. Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.7% më i lartë në muajin shkurt 2021, sesa në muajin janar 2021.

Kjo kryesisht ka ndodhur për shkak të ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (4.8%); perime (7.6%); duhan (1.5%); veshje (2.0%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (2.0%) – “ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.7 për qind në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin shkurt 2021, me muajin shkurt 2020 ishte 0.7%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme