Rriten kërkesat për ujë, kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një komunikate ka njoftuar se kanë filluar të rriten dukshëm kërkesat për ujë të pijshëm

Komunikata e plotë:

Të dashur qytetarë / konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit,,Prishtina,, sh.a., ju njoftojmë se kanë filluar të rriten dukshëm kërkesat për ujë të pijshëm.

Niveli i ujit në  liqenin e Batllavës është 8.15  metra  nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit 10.55 metra nën kuotën maksimale.

Përsërisim sërish disa këshilla rreth përdorimit të ujit:

Cfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit, për të ruajtur burimet e ujit, më poshtë gjeni bashkëngjitur disa këshilla që duhet përmbajtur secili konsumatorë:

–              Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

–              Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

–              Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime  në qytet,

–              Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

–              Mos harroni të mbyllni rubinetin, pasi të lani dhëmbët,

–              Mos ujitni  lulet, kopshtet dhe arat,

–              Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

–              Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,

–              Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për të shfrytëzuar atë, në mënyrë të drejtë.

–              Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë.

Bashkërisht për një furnizim stabil me ujë të pijshëm!

Të ngjashme