Rritet braktisja e fëmijëve në Kosovë

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave tetë fëmijë janë braktisur në tre muajt e parë të këtij viti.

Sipas ASK-së, kjo dukuri shënon rritje krahasuar me dy tremujorët e fundit, sipas të dhënave të kësaj agjencie.

Në tremujorin e fundit, të katërtin të vitit 2019, ishin braktisur tre fëmijë, ndërkohë në tremujorin e tretë shtatë. Por numër më i madh ishte shënuar në tremujorin e dytë të vitit 2019, kur ishin braktisur 12 fëmijë.

Në tremujorin e parë të vitit 2019 ishin braktisur tre fëmijë. Pra gjithsej gjatë vitit 2019 janë braktisur 25 fëmijë.

Të ngjashme