Rritet buxheti për pensionet e veteranëve (Video)

Prishtinë | 27 Dhj 2016 | 23:05 | Nga

Buxheti i ndarë për veteranët e luftës do të rritet nga 38 milionë në 43 milionë euro. Po ashtu, veteranët e luftës do të marrin pensionet ashtu siç u takojnë sipas kategorisë, pa asnjë zbritje.

Ndërkohë, edhe shumë risi të tjera për veteranët e luftës i ka bërë të ditur Hysni Gucati, Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në emisionin Fakt Plus në Tribuna Channel ai ka thënë se pas shumë takimesh me Qeverinë dhe ekspert të cilët janë duke punuar në plotësim ndryshimin e Ligjit për veteranet, kanë arritur deri të një marrëveshje e cila pritet që para festës të bëhet zyrtare.

Gucati, fajësoj politikën dhe hierarkinë ushtarake për fryrje të listave të veteranëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme