Rritet në pesë numri i të dyshuarve për keqpërdorime me avance në shëndetësi

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 08:05 | Nga

Është zgjeruar zinxhiri i të dyshuarve për keqpërdorime me avance në shëndetësi. Prokuroria e Shtetit ka nxjerrë aktvendim për hetimin edhe të katër personave në lidhje me keqpërdorimin e parave nga avancat në Ministrinë e Shëndetësisë e në Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Mjekësore, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa muaj me parë hetimet kishin filluar vetëm ndaj Mendim Sojevës, i cili ishte shef i financave dhe i buxhetit në Agjencinë Kosovare për Produkte Mjekësore, tash ky hetim ka zgjeruar pistat. Siç ka mësuar gazeta, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim për hetimin edhe të katër personave të tjerë në lidhje me këtë rast. Tre nga ta janë punëtorë të Ministrisë së Shëndetësisë e një është zyrtare në Ministrinë e Financave, përgjegjëse për të shpërndarë mjetet e avancave në institucione.

Siç kanë thënë burime nga hetuesia, tashmë dyshimet janë se ky grup ka vepruar së bashku. Prokuroria e Shtetit nuk ka dhënë detaje, edhe pse gazeta ka kërkuar prononcim për këtë çështje.

Siç kishte raportuar “Koha Ditore”, Prokuroria e Shtetit po e hetonte dyshimin se drejtori financiar i AKPM-së, Mendim Sojeva, ka keqpërdorur rreth 300 mijë euro duke u mbështetur në emër të avancave për udhëtime që nuk kanë ndodhur asnjëherë…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme