Rritet numri i përdoruesve të drogave, 101 persona marrin trajtim mjekësor

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 13:09 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

101 persona kanë marr trajtim mjekësor në repartin e sëmundjeve të Vartësisë, si pasojë e përdorimit të drogave. Ndërsa vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, trajtim kanë kërkuar 49 persona, raporton EkonomiaOnline.

Këto të dhëna u bën të ditura në Ditën Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave, ku u tha se në Kosovë është duke u rritur numri i personave që abuzojnë me substanca narkotike, ndërsa prijnë adoleshentet.

“Në Kosovë numri i përdoruesve të drogave ka një trend në rritje por ajo që mbetet shqetësuese dhe problematike para së gjithash është fakti se adoleshentët janë ata që janë përdoruesit më të shpeshtë të drogave, kohëve të fundit mosha mesatare është 18-20 vjet. Por ka edhe raste që trajtim kanë kërkuar edhe nën moshën 18 vjeçare që e bënë më shqetësuese këtë situatë për familjen dhe shoqërinë”, thotë shefja e repartit të Sëmundjeve të Varësisë, Samire Gashi – Braina.

Ajo tregon pasojat e përdorimit të drogave, por edhe numrin e përdoruesve gjatë vitit 2018.

“Abuzimi i substancave narkotike dëmton rendë shëndetin,  prish marrëdhëniet familjare fut në probleme, largon shoqërinë dhe ulë dëshirën për jetë. Konsumi i drogës është problematikë e madhe që vështirë se largoheni por nuk është e pamundur. Statistikat flasin se në 2018 trajtim kanë kërkuar 101 pacient prej tyre meshkuj kanë qenë 87 ndërsa femra 14, 15-20 vjecar kanë qenë 15 pacientë, 20-25 kanë qenë 23 pacientë 25-30 kanë qenë 8, 30-40 kanë qenë 6 ndërsa mbi moshën 40 vjecare kanë qenë 39 pacient”, tha ai.

Pashk Buzhala, nga Ministria e Shëndetësisë, tha se për trajtimin e këtyre rasteve kanë hapur disa qendra në Kosovë, ndërsa paralajmëroi edhe një qendër të re.

“Ne kemi hapur disa qendra në Kosovë, në Prishtinë i kemi dy qendra, kemi klinikën e psikiatrisë dhe kemi dhe kemi Labirinthin si institucion privat shëndetësor që është licencuar nga MSH-ja. Kemi hapur në Gjilan, vitin e kaluar e kemi hapur në Prizren ndërsa ketë vit e kemi hapur edhe në Pejë. Terapinë Metadon e kemi edhe në të gjitha burgjet e Kosovës, kemi rreth 200 persona që e marrin këtë trajtim nuk është shumë e madhe, por megjithatë njerëzit e kanë të drejtën dhe din se ku ekzistojnë këto qendra dhe a mund të marrin trajtim. Kjo taskë forcë që kryeministri e ka bërë tash fokusi ka qenë në parandalimin e përdorimit nëpër shkolla edhe tek rinia me atë strategji kemi paraparë që në kuadër të lëndës shëndetësore kurikula të veçanta, tema të veçanta të jenë për droga”, tha ai.

Kjo ditë në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe duke biseduar lidhur me këtë problem të shëndetit publik.

Motoja e shënimit të kësaj dite është “Dëgjoni së pari – Dëgjimi i fëmijëve dhe i të rinjve është hapi i parë për t’i ndihmuar ata të rriten shëndoshë dhe të sigurt”.

Rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit. Nga këta, 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat.

15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave.

Çdo vit, 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.

OBSH-ja vlerësoi se 0,7 % e barrës globale të sëmundjeve ndodh si pasojë e përdorimit të kokainës dhe opioideve.

Të ngjashme