Rritet numri i të infektuarve me Covid-19, afro 10 mijë raste aktive në Kosovë

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 07:33 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve me Covid-19 është rritur dukshëm në ditët e fundit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 587 raste pozitive.

Aktualisht numri i rasteve aktive i është afruar 10 mijëshit, me gjithsej 9 mijë e 782. Derisa numri i viktimave ka shkuar në 1 mijë e 665.

Që nga fillimi i pandemisë, numri total i rasteve pozitive është 73 mijë e 635 raste nga 332 mijë e 713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62 mijë e 198 raste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme