Rritet numri i të vdekurve nga gripi i derrave në Kosovë

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Rriten statistikat e të prekurve nga gripi sezonal AH1N1 apo siç njihet si gripi I derrave. Deri tani 4 persona kanë vdekur pasi kanë qenë të prekur me gripin AH1N1.

Statistikat e publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë tregojnë se deri më tani 6 persona kanë vdekur prej gripit, ku 4 prej tyre kanë qenë të prekur me gripin A H1N1. Drejtorë të spitaleve regjionale në vend kanë thënë se është shtuar numri i pacientëve me grip që kanë kërkur trajtim në spitale.

Gjashtë pacientë të prekur me grip në Kosovë, 4 prej tyre nga ai A H1N1 dhe dy me influencën A (Virus, shkaktari më i shpeshtë i gripit), kanë vdekur që nga data 1 tetor e vitit të kaluar e deri më tani, derisa mijëra persona të tjerë po vazhdojnë të jenë të prekur me gripin sezonal të derrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se në më pak se 5 muaj janë raportuar mbi 26 mijë rastë të dyshuara me grip dhe 4 mijë raste infeksion.

‘Nga 1 tetori në Institutin Kombëtar janë raportuar gjithsej 26.822 raste të dyshimta në grip, 4.434 raste me infeksion respirator akut dhe 34 raste me infeksion të rëndë respirator akut. Në laboratorët e qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK deri më 15 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 480 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 141 raste rezultojnë pozitive në Influencën Tip A. Pra në qarkullim gjendet virusi i Gripit A, prej të cilave 62 mostra rezultojnë pozitive në AH1pdm09’, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme