Rrokulliset automjeti i zjarrfikësve të Vitisë, lëndohen dy zjarrfikës

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Një automjet i zjarrfikësve të Vitisë është rrokullisur në Kllokot me ç’rast janë lënduar dy zjarrfikës.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se zjarrfikësit e lënduar janë transportuar në spitalin e Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ju njoftojmë se rreth orës 17:10 në Kllokot, në udhëkryqin e rrugës Kllokot me rrugën për Viti, ka ndodhur një vet-aksident rrugor ku është rrokullisur automjeti i zjarrfikësve të Vitisë me ç’rast dy zjarrfikësit kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë transportuar në Emergjencën e Spitalit në Gjilan dhe sipas raportimit mjekësor nuk janë në rrezik për jetë”, ka thënë ai.

Të ngjashme