Rron Gjinovci shoqërohet në polici, shkak ekspozimi i plagjiaturave të ministrit Ramë Likaj

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti Rron Gjinovci ka njoftuar se sot është shoqëruar në Polici. Këtë Gjinovci, e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Arsye për këtë shoqërim është ekspozimi, sipas tij, i plagjiaturave të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.

“Qytetarë, sapo u shoqërova në stacionin policor Qendra për shkak të ekspozimit të plagjiaturave të ministrit Ramë Likaj. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Kjo po ndodh kur ministër i Brendshëm është Agim Veliu i qeverisë jolegjitime Hoti”.

“P.S. Jam mirë, i shoqëruar nga avokatja Rina Kika”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme