Rron Gjinovci tregon arsyen e arrestimit, akuzon ministrin Veliun

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 15:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për arrestimin nga Policia e Kosovës, pasi që kishte zhvilluar një aktivitet në të cilin shpaloste dokumente se si ministri i Arsim Ramë Likaj, sipas tij ka bërë plagjiaurë, raporton Ekonomia Online.

Gjinovci tha se pas shoqërimit në Polici, u konstatua nga prokurori kujdestar se aktiviteti i mbajtur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nuk kishe elemente të asnjë vepre penale.

Sipas tij, kjo po ndodh për herë të parë gjatë organizimit të aktiviteteve të ngjashme protesutese.

Ai më tej ka shtuar se arrestimi i tij është e motivuar politikisht nga Qeveria aktuale dhe ministri i Brendshëm Agim Veliu.

Gjinovci thotë se Policët po mbrojnë kolegun e tyre plagjiator, ministrin e Arsimit Ramë Likaj.

“Si asnjëherë më parë policia sot ka ardhur dhe ka kërkuar prej nesh me pas lejen. Fatmirësisht ne kemi pasur leje prej komunës. Ne kurrë më përpara nuk kemi marrë leje dhe nuk kemi bërë një njoftim kur kemi organizuar aktivitete protestuese në shesh sepse në shesh nuk e pengon askënd”.

LEXONI EDHE:

“Sheshi është vendi ku ecet kështu që nuk kemi marrë leje ndonjëherë dhe nuk kemi bërë një kërkesë për protestat tona. Unë kam qenë organizator i dhjetra aktiviteteve në shesh duke filluar që nga protestat e deri te aksionet simbolike. Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë dhe mendoj që është e motivuar politikisht prej ministrit të Brendshëm Agim Veliu i cili po e mbron kolegun e tij Ministrin e Arsimit Ramë Likaj i cili është plagjiator”.

“Sot ka ardhur Policia dhe ka kërkuar prej nesh që të shkoj në stacion policor. Unë kam shkuar bashkë me avokaten Rina Kika e cila insistuar që Policia i ka shkelur procedurat sepse policia është dashur të lëshojë një vendim me shkrim ku thotë që ndalohet aktiviteti”.

“Përderisa policia se ka bërë këtë dhe për sa kohë që prokuroria ka konstatuar që s’ka vepër penale aty e vetmja procedurë ishte për kundërvajtje. Dhe gjithçka u bë ishte një vërejtje me gojë që mu dha që mos mu përsërit më. Unë nuk do të kërkojë kurrë leje për të protestuar sepse është Kushtetua që ma garanton lejen për protestë. Kurrë nuk ka ndodhur të sillet policia siç është sjellë sot me mua. Ne e kemi njoftuar Qeverinë se s’bënë me ndodh kjo për të ardhur një ministër që ka plagjiaturë”, shtoi Gjinovci.

Të ngjashme