Rruga e Kombit e hapur, por me ngrica

Prishtinë | 25 Shk 2018 | 11:14 | Nga

Reshjet e dëborës të nisura herët në mëngjes në Kukës dhe të shoqëruara me stuhi dhe ulje të temperaturave, kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të ngricave në rrugë.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës, raporton TopChannel.

Rruga e Kombit është e hapur, ndonëse ka reshje dëbore dhe ngrica. Ndërkohë që tetë borëpastruese po punojnë për largimin e borës në dy krahët e Rrugës së Kombit, policia ka ngritur postblloqe për të këshilluar drejtuesit e automjeteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme