Rruga e shkurtë i doli më e gjatë, 300 euro gjobë nga policia e komuna

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka gjobitur me 200 euro vozitësin e kamionetës i cili dje gjatë ditës shkaktoi dëmtim të gjelbërimit.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i inspekcionit, Adonis Tahiri.

“Dëmtimi i gjelbërimit, ndëshkohet”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Ndërsa, në orët e paradites, Policia e Kosovës pas raportimeve të mediave dhe qytetarëve ka gjobitur me 100 euro dhe një pikë negative vozitësin i cili duke dashur t’i shmanget pritjes në kolonë, ka ndërmarrë veprime që rrezikonin pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Vozitësi i kamionetës së tipit Volkswagen ka kaluar përmes hapësirës gjelbëruese nga njëri në drejtimin tjetër të rrugës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme