Rruga Matiqan-Butovc me baltë e gropa, përgatitjet për asfaltim u bën dy vjet më parë

Prishtinë | 24 Shk 2018 | 12:52 | Nga

Afro 10 kilometra është gjatësia e rrugës që nga Matiqani kalon prapa Gërmisë, nëpër Butovc, e më pas lidhet më Kolovicën. Por, ajo ende mbetet e paasfaltuar, edhe pse punimet në të kanë filluar para dy vjetësh, raporton KTV.

Megjithatë, në punimet e nisura atëkohë, të cilat kushtuan mbi 400 mijë euro, sipas dosjes së tenderit, nuk parashihej asfaltimi, por vetëm punët përgatitore.

Por, asfaltimi i rrugës, e cila lehtëson lidhjen e kryeqytetit me fshatin që njihet për gjelbërimin dhe ajrin e pastër, është edhe kërkesë e atyre që e shfrytëzojnë atë.

Pos gropave që janë hapur, në skajet e kësaj rruge janë krijuar edhe mini-deponi të mbeturinave inerte.

Në Komunën e Prishtinës thonë se gjithçka po shkon sipas planit e pa asnjë vonesë.

Madje, sipas tyre, tashmë janë hapur proceduarat e prokurimit për asfaltimin e kësaj rruge.

Adonis Tahiri, zëdhëndës i komunës së Prishinës ka premtuar zgjidhje edhe për mbeturinat inerte në skajet e rrugës, duke thënë se ato do të largohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme