Rruga “Nazim Gafurri” sot mbyllet për qarkullim të automjeteve, shkak punimet e asfaltimit

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se rruga “Nazim Gafurri”, sot është mbyllur për qarkullim të automjeteve, e kjo për shkak të punimeve të asfaltimit.

” Stacioni i fundit i linjës numër 4 të Trafikut Urban sot do të jetë në rrugën “UÇK” përballë ndërtesës së vjetër të Komunës”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë:

Rruga “Nazim Gafurri” sot është e mbyllur për qarkullim të automjeteve për shkak të punimeve të asfaltimit.

Stacioni i fundit i linjës numër 4 të Trafikut Urban sot do të jetë në rrugën “UÇK” përballë ndërtesës së vjetër të Komunës.

Falenderojmë qytetarët për mirëkuptim dhe i lusim që të planifkojnë qarkullimin e tyre bazuar në këtë informatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme