Rruga në Dragodan vërshohet nga fekalet (FOTO)

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Rruga “Bashkim Fehmiu” në Lagjen Arbëria (Dragodan) në Prishtinë është vërshuar nga fekalet për shkak të dëmtimeve në sistem.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me këtë, shkruan Indeksonline.

Bajqinovci tha se komuna e hedhë fajin në K.U.R. Prishtina, ndërsa këta të fundit tek Komuna e Prishtinës.

Të gjithë bodrumet në këtë rrugë, janë mbushur me ujëra të zeza dhe qytetarët janë duke u rrezikuar edhe nga ndonjë sëmundje dhe infeksione të ndryshme.

“Ka rreth dy muaj që Rruga Bashkim Fehmiu, në Lagjen Arbëria në Prishtinë, është vërshuar nga fekalet për shkak të dëmtimeve/defekteve në sistem.

Komuna e hedhë fajin në K.U.R. Prishtina, ndërsa këta të fundit tek Komuna e Prishtinës.

Ajo çka është e rëndësishme, intervenimi urgjent për ta sanuar këtë problem, duhet të ndodhë sepse të gjithë bodrumet në këtë rrugë, janë mbushur me ujëra të zeza dhe qytetarët janë duke u rrezikuar edhe nga ndonjë sëmundje dhe infeksione të ndryshme.

Publikisht e pyes drejtorët/personat përgjegjës, z. Gëzim Rafuna Mehmeti drejtor i drejtorisë së infrastrukturës në komunën e Prishtinës dhe Ilir Abdullahu drejtor i ujësjellësit regjional “Prishtina” se çfarë është ndërmarrë për këtë problem.

Është e pakuptimtë kjo loja e hedhjes së përgjegjësisë nëpër institucionet tona.

Kërkoj publikisht që dy institucionet të dakordohen dhe të merren vesh e të sanojnë këtë problem të stërzgjatur nga neglizhenca!”, ka shkruar Bajqinovci.

Të ngjashme