Rruga Ponoshec-Qafë Morinë do mbajë emrin e Eliot Engel

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Kongresmeni dhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Eliot Engel, do të vizitojë nesër Gjakovën.

Kjo pasi aty nesër do të përurohet me emrin e tij rruga Ponoshec – Qafë Morinë, transmeton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur Zyra e Informimit në këtë Komunë, ai gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin Ardian Gjini.

Kjo është agjenda e vizitës së Kongresmenit Engel në Gjakovë:

10:00 Arritja në Gjakovë

10:00 Vizitë në BoneVet

11:45 Ceremonia e emërtimit të rrugës Ponoshec – Qafë Morinë me emrin e kongresmenit

16:15 Vendosja e kurorave me lule tek Sheshi “Tom Lantos”

16:30 Takim me kryetarin e komunës, Ardian Gjini në objektin e Komunës së Gjakovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme