Rruga vazhdon të jetë e bllokuar, serbët e kalojnë në këmbë kufirin e Jarinjës

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 14:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë për targat provuese, qytetarët serb ia kanë mësyrë në këmbë ta kalojnë kufirin.

Siç raporton Ekonomia Online nga vendi i ngjarjes, qytetarët të cilët ishin me autobus, janë detyruar të kalojnë në këmbë kufirin e Jarinjës.

Kujtojmë që në veri të vendit, gjatë të hënës në mëngjes, është shtuar prezenca e Policisë së Kosovës dhe gjithashtu edhe e pjesëtarëve të KFOR-it. Pasi shoferët serbë të veturave me tabela të shtetit të tyre kanë protestuar kundër vendosjes së tabelave provuese RKS në mënyrë që atyre tu lejohet hyrja në territorin e Kosovës.

Të ngjashme