Rruga, vendi ku gjetën vdekjen 125 persona

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 22:16 | Nga Ekonomia Online

Dita e fundit e vitit 2018 ishte edhe dita e fundit e jetës për një grua e cila vdiq në një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Njëjtë me vdekje filloi edhe dita e parë e po këtij viti i cili në përgjithësi u karakterizua me aksidente me fatalitet, ku dy persona humbën jetën më 1 janar si pasojë e një aksidenti në trafik, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë ky aksident vetëm sa e ka rritur numrin prej 125 personave të vdekur nga aksidentet rrugore prej muajit janar deri në dhjetor të vitit 2018, njofton Klan Kosova.

Statistikat e Policisë së Kosovës gjithashtu tregojnë se aksidente me lëndime gjatë periudhës janar-dhjetor 2018 kanë qenë 5706 aksidente dhe 11352 persona të lënduar.

Por këto statistika kanë pak rënie për dallim prej vitit 2017 pasi në të njëjtën periudhë kohore ishin 137 persona të vdekur prej 122 aksidenteve me fatalitet.

Njerëzit të cilët po humbin jetën në komunikacion rrugor, po vazhdojnë të jenë në rritje, ani se as thirrjet e shtuara së fundmi nga organet e sigurisë në vend, nuk po u hyjnë në vesh vozitësve të pakujdesshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme