Rrugët me katër korsi në Pejë do të bëhen me zebra 3D

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Me sloganin “Kreativitet dhe Performancë”, Drejtoria për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në Komunën e Pejës kishte nisur të realizojë projektin e saj për shënjimin rrugëve dhe të vendkalimeve për këmbësorë. Shënjimi i vendkalimeve për këmbësorë do të bëhet me 3D.

Një të tillë kishin nisur ta vendosin në rrugën “Bekim Berisha- ABEJA”, që kalon pran zonës së qendrave tregtare në Pejë dhe ish-tregut të gjelbër, me qëllim që këmbësorët të jenë më të sigurt në atë rrugë ndër më të frekuentuarat në qytet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por siç tregon drejtoresha e kësaj drejtorie, Xhevahire Çeku-Kelmendi, planet ua ka prishur Ministria e Infrastrukturës.

Drejtoresha tregon se nuk kanë menduar të krijojnë një modë apo një trend të ri me këto zebra, por sipas saj qëllimi ishte t’i shënjojnë në tredimensionalë vendkalimet e këmbësorëve për shkaqe sigurie, por edhe për t’i dhënë pak një dukje tjetër rrugëve të qytetit, me pak kreativitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme