Rrustem Mustafa në 23 vjetorin e masakrës së Llapit dhe Gollakut: Këtu filloi rrënimi i armikut

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Sot u mbajt tubimi përkujtimor i 23 vjetorit të masakrës serbe në rajonin e Llapit dhe Gollakut.

Në këtë tubim mori pjesë edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.

Ai tha se është koha që të gjithë të reflektojmë për punët tona, të bëra viteve të fundit.

Mustafa u shpreh se aty ka filluar rrënimi i armikut, përcjell Klankosova.tv.

Është koha kur të gjithë, të reflektojmë për punët tona të bëra këto vitet e fundit dhe të vazhdojmë me këmbëngulje veprën që e kemi filluar. Këtu ka filluar rrënimi i armikut, Serbisë dhe ne duhet të jemi të gatshëm të ndërtojmë vendin tone. Faleminderit të gjithë juve që nuk e harroni luftën e fundit dhe që po punoni çdo ditë”, u shpreh ai.

Të ngjashme