Rryma mbyt edhe një person në Deçan

Deçan | 08 Gus 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur sot si pasojë e goditjes nga energjia elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00, në fshatin Strellc i Epërm në Deçan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Policia ka bërë të ditur se për më shumë detaje lidhur me rastin do të lëshojë komunikatë për media.

Sot ndërkaq si pasojë e rrymës u bë e ditur se ka vdekur edhe një person në Suharekë.

Sipas Policisë, ai ishte sjellë pa shenja jete, ndërsa sipas dëshmitarëve, viktima ishte goditur nga rryma.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS-it dhe inspektori i punës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML.

Rasti është duke u hetuar.

“Suharekë 07.08.2019-15:45. Raportohet se është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte goditur nga rryma.  Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS dhe inspektori i punës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML. Rasti nën hetime”, shkruhet në njoftim të policisë.

Të ngjashme