RTK-ja ia ka 86 mijë euro borxh kompanisë “TV Diaspora”

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 11:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është shqyrtuar raporti i punës se Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor për vitin 2021 dhe programi i shpenzimeve të RTK-së për periudhën janar-mars për vitin 2022, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i bordit të RTK-së, Besnik Boletini tha se gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar mbi 3 milionë euro.

Menaxhmenti i ri i RTK-së foli edhe për mijëra euro që televizioni publik ia ka paguar dhe do të vazhdojë t’ia paguajë një kompanie të quajtur “TV Diaspora”. Kjo kompani u tha se e ka fituar lëndën në gjykatë dhe se menaxhmenti i mëhershëm ka arritur marrëveshje që borxhin ta paguajë me këste.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj tha se nuk ka kontratë të nënshkruar për këtë borxh dhe se nuk ka bazë ligjore që televizioni të paguajë për diçka për të cilën nuk ekziston kontrata.

“Sa i përket borxhit ndaj TV Diasporës, kam kërkuar një lloj sqarimi shtesë. Duket se nuk ka pasë asnjëherë kontratë me këtë kompani, kështu që ne do ta shikojmë sërish sepse duket e palogjikshme që RTK-ja.. përmbaruesi të hyj në RTK të marrë fonde për një kompani e cila nuk ka kontratë të nënshkruar. Do të thotë, do të duhet ta rishikojmë edhe njëherë mundësinë se si të kthehemi në proces gjyqësor sepse duket e padrejtë dhe e palogjikshme, po ashtu e pabazuar në ligj që ne të paguajmë për diçka që nuk ka firmë të nënshkruar nga askush”, tha Ahmetxhekaj.

Të ngjashme