Rugova për statuset e politikanëve: Lapsi i kuq i profesorit do të harxhohej lehtë me një postim

Prishtinë | 04 Tet 2022 | 07:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qëndrimet e tyre për çështje të ndryshme, takimet e vizita jashtë vendit politikanë në vazhdimësi i bëjnë publike në rrjetet sociale.

Por gjuha e përdorur është kritikuar nga njohësit të fushës si në aspektin e drejtshkrimit, por edhe për mesazhin që përcjellin.

Profesori universitar Bardh Rugova, për Ekonomin Online tha se ka shumë vërejtje për gjuhën e përdorur, duke shtuar me ironi se “lapsi i kuq i profesorit do të harxhohej lehtë me një postim”.

“Puna kryesore është të përcaktojmë se çfarë është gabim nëse ne flasim për drejtshkrimin e Shqipes   natyrisht që ka dhe natyrisht se një pjesë e madhe e atyre që mund të jenë shmangej nga norma e Shqipes së shkruar nuk është e thënë që të jetë e gjitha e respektuar në disa prej stileve të cilat janë përdorur në përgjithësi. Nëse flasim për këndvështrimin me të cilin flasim dhe me gjuhën të cilën e përdorin si në përmbajtje atëherë do të kisha pasur më shumë vërejtje dhe besoj që ai lapsi i kuq i profesorit do të harxhohej lehtë me një postim”.

Sa përket emrave të politikanëve, se kush bën më shumë gabime profesori refuzoi të përgjigjet, por tha se  ky është trend i përgjithshëm për politikën e Kosovës.

Rugova tha se politikanët po përdorin një mënyrë për ta krijuar narrative të veta e të cilat ato në linguistik përdoren me një term “bullshitting”, e që kjo në shqip e ka kuptimin “budallaqe”.

“Nuk dua që të përmend emra dhe nuk dua që të veçoj, por do të kisha thënë që është një trend i përgjithshëm për politikën e Kosovës dhe po e vërej edhe në përgjithësi në politikën botërore që gjuha përdoret në një mënyrë tjetër nga e cila është përdorur në jetën politike dhe do të thotë deri më tash një politikan ka mundur që të gënjej, por  tash po e përdorim në njëfarë mënyre për të krijuar do narrative të vetat të cilat linguistik përdoren me një term jo aq të mirë bullshitting dallimi në mes bullshitting si term termi është i Harry Frankfurt dhe ne e dimë se kur rren ne e dimë të vërtetën të bullshitting nuk na intereson na intereson e vërteta jo të cilën duam ta plotësojmë pavarësisht dynjasë”.

“…kjo ndodh në shoqëri të tilla që një shoqëri si e jona është shumë e përshtatshme që dikush t’ia shes një gjuhë të tillë dhe kjo ndodh tek ne shoqëri të cilën kanë mungesë të qëndrimit kritik dhe neve në shkolla na mësojnë shumë, por jo për qëndrim kritik dhe e dyta në shoqërinë të cilën e kanë atë të cilën ne realisht e quajmë mosdije e zhurmshme dhe ajo çfarë ne shohim më së shumti nëpër të gjitha mediumet në të gjitha debatet është njerëz të cilët duan të fitojnë në thonjaz një debat me fjalë të urta jo me argument jo me forcën e argumentit të së vërtetës, por zhurmë të”.

Dhe sa i përket gjuhës së urrejtjes në postime të politikanëve Rugova u shpreh se kjo vetëm po pasqyron shoqërinë të cilën njerëzit e politikës e kanë krijuar.

“Jo vetëm e pasqyrojnë shoqërinë të cilën njerëzit e politikës e kanë krijuar domethënë është krijuar atmosfera e bullshitting dhe ajo atmosferë pasqyrohet përmes këtyre dhe mandej një pjesë shumë e madhe kujtojnë që kjo është për shumë kë ky politikan është një qytetar modës që duhet ta ndjek”.

Të ngjashme