Në protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje po marrin pjesë edhe të moshuarit nga Rugova e Pejës.
Gjatë marshimit të protest ata po brohorasin duke iu drejtuar Qeverisë se “Rugova është Kosovë”, “Kosova nuk shitet”, “Hajnat në burg”.
Me këtë ata duan t’ia bëjnë me dije Qeverisë se nuk kalon demarkacioni me Malin e Zi dhe se nuk kanë tokë për të falur.