Rushiti: Për herë të parë Qeveria njeh vuajtjet e viktimave seksuale

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 18:46 | Nga

Feride Rushiti, drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka thënë që Qeveria për herë të parë ka vendos që të përkrahë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka thënë Rushiti duke iu referuar vendimit të Qeverisë që kjo kategori të marrë pensione duke filluar nga viti 2018.

“Sot për ne ka qenë një ditë e veçantë ku për herë të parë kjo qeveri ka vendosur që vuajtjet e viktimave seksuale të luftës në Kosovë të njihen përmes ligjit”.

“Kjo çështje është adresuar me vite pasi shumica prej këtyre grave ballafaqohen me probleme të mëdha shëndetësore”.

“Ky kompenzim përbën një farë lehtësimi që të përballen me këto probleme”, ka thënë Rushiti në Info Magazine në Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme