Rushiti: S’ka dialog me Serbinë pa u dënuar kryerësit e dhunës seksuale

Gjakovë | 14 Nën 2019 | 20:41 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lufta ndaj femrave nuk pëfundon në luftë, ajo vazhdon edhe pas saj. Kështu tha Monika Hauser, themeluesja e Medica Mondiale, gjatë një paneli diskutimi me temën “Amplifikimi i zërit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”, raporton EkonomiaOnline.

Ajo ka treguar si kishin vendosur që ta themelonin “Medica Mondiale”. “Gjatë luftës së Kosovës më kujtohet se i vendosem tendat në kampin e Tiranës dhe aty i dëgjuam shumë rrëfime nga të mbijetuarat dhe ato ishin shumë të frikësuara të flasin në publik. Më pas filluam në Gjakovë dhe agonia ishte në mbarë vendin”, tha ajo.

Igballe Rugova, aktiviste për të drejtat e grave në Kosovë, tregoi një rast sesi një 14-vjeçare ishte dhunuar nga 4 policë serbë.

“Kur unë kam punuar me ‘Motrat Qiriazi’ më kujtohet një rast kur në atë kamp ka ardh një nënë së bashku me vajzën e saj 14-vjeçare. Nëna e kishe sjellë vetë dhe kërkoi ndihmë sepse atë vajzë e kishin dhunuar 4 persona gjatë luftës. 4 persona e kishin dhunuar dhe ajo as nuk fliste me nënën e saj. Derisa po dëgjoja rrëfimin e librit, mu kujtua ajo vajzë. Punë shumë të madhe ka bërë ‘Medica Gjakova’ në këtë aspekt”, tha ajo.

Feride Rushiti drejtoreshë e QKRMT-së, tha se shumë gra që u dhunuan gjatë luftës u detyruan të heshtin.

Ajo tha se dialogu me Serbinë nuk duhet të vazhdojë pa u zbardhur krimet e dhunës seksuale.

“Për t’i sfiduar normat patriarkale nuk është lehtë dhe këto norma u fuqizuam edhe më shumë pas luftës ku shumë gra nuk kishin guxim të tregonin për të vërtetën por u detyruan të heshtin. Dialogu Kosovë-Serbi, nuk mund të vazhdojë pa zbardhjen e kësaj kategorie dhe kjo pjesë duhet të hyjë në dialog”, ka thënë Rushiti.

Autorja e librit “Unë jam Anemone, gazetarja Salie Gajtani-Osmankaq, ka thënë se ky libër është ndihma më e vogël që ka dhënë për këtë kategori.

“Idea e librit ka ardhë nga ‘Medica Gjakova’ dhe kjo ka qenë ndihmë e vogël karshi të vërtetës. Ajo që dua të theksoj se për 20 vite kam dëgjuar mijëra rrëfime për krimet e dhunës seksuale dhe disa aprej tyre nuk kan pranuar të flasin për këtë. Pasi kam hyrë në këto rrëfime dhe e them se puna më e vështirë si gazetare ka qenë pikërisht kur e kam shkruar këtë libër. Unë kam lënë lotin në atë libër siç e kanë lënë ato gra gjatë rrëfimit”, ka thënë autorja e librit.

Të ngjashme