Rusia paralajmëron “Deklaratë parimore” para KS të OKB në lidhje me UNMIK-un

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Sankt Peterburg, 7 qershor – Rusia po përgatit një, siç e ka quajtur ajo, Deklaratë parimore për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me çështjen e Misionit të KB në Kosovë (UNMIK-un, sqarim ynë). Kështu ka paralajmëruar sot shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov,bën të ditur FoNet, transmeton Koha.net.

sipas këtij burimi, këtë ia ka bërë të ditur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiqit në margjinat e Forumit Ndërkombëtar Ekonomik, që po mbahet në Sankt Peterburg.

“Do të mbahet seanca. Po përgatisim Deklaratë Parimore”, citohet Lavrov.

Mbledhja e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është paraparë të mbahet të hënën (më 1) qershor), në New York.

Daçiq ka konfirmuar se nesër do të udhëtojë për në New York, për të marrë pjesë në këtë mbledhje.

Më herët përfaqësuesi i Ministrisë ruse të Jashtme, Petar Iliçev kishte paralajmëruar nga Moska se e ka ndërmend që “në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të shtrojë çështjen e sulmit ndaj përfaqësuesit rus të Kombeve të Bashkuara në Kosovë”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme