Sabit Geci ftohet nga Specialja

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Ai do të paraqitet para kësaj gjykate më 30 janar, shkruan Klan Kosova.

Sabit Geci, ishte dënuar më 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile në dy kampe të UÇK-së, në Kukës dhe Cahan.

Dënimin parashihet ta përfundojë më 5 maj të vitit 2025.

Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, e kishte shpallur fajtor Sabit Gecin për katër pika të aktakuzës për krime lufte kundër popullsisë civile si dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme