Sadiku: Rreziku nga varianti indian i koronavirusit, ekzistent

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka folur rreth situatës aktuale epidemiologjike në vend, ndërsa ka dhënë këshilla për të vazhduar me masat mbrojtëse personale.

Gjithashtu, ai foli edhe për variantin indian të koronavirusit, duke thënë se rreziku ekziston.

“Varianti i ri i koronavirusit, i njohur si indian, mund të vie edhe në Kosovë. Kjo për shkak se bota është e lidhur dhe shumë shpejt mund të kemi edhe raste. Tashmë janë 2-3 javë që janë konfirmuar raste nga ky virus në botë, kurse rreziku për të ‘zbarkuar’ në Kosovë, është ekzistent”, tha ndër të tjera Sadiku./Gazeta Blic

Të ngjashme