Sakrifica e Bajramit të sivjetshëm: Festë në distancë në mbarë botën

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Qindra mijëra adhurues janë mbledhur në të gjithë botën për të kryer ditën e parë të lutjeve për festën e Bajramit, por në distanancë.

Myslimanët në shumë vende të botës po shënojnë Kurban Bajramin në muajin e 12-të dhe të fundit të kalendarit hënor mysliman.

Ngjarja shënon gjithashtu fundin e Haxhit, një pelegrinazh pesëditor në qytetin e shenjtë të Mekës së Arabisë Saudite, njofton Klan Kosova.

Në Stamboll, mijëra u mblodhën në xhaminë Hagia Sophia në orët e para të mëngjesit të së premtes për të marrë pjesë në lutjet e Bajramit për herë të parë që nga kthimi i ndërtesës ikonike në xhami.

Në Indonezi, që është shtëpia më e madhe në botë e myslimanëve, njerëzve u lejohej të ndiqnin lutjet e Bajramit në xhami nën udhëzime të rrepta shëndetësore, duke përfshirë edhe obligimin që të merrnin me vete sexhadet (tepih i vogël) e lutjes dhe vendosjen e tyre larg njëri-tjetrit. Adhuruesve u është thënë të mbajnë maska dhe do të përmbahen nga shtrëngimi i duarve ose përqafimeve.

Autoritetet në Indonezi gjithashtu urdhëruan që mishi të shpërndahej derë më derë të varfërve për të shmangur linjat e gjata.

Një pjesë e rëndësishme e Bajramit katërditor, ose “Festa e Sakrificës”, është kur myslimanët therin bagëti dhe u shpërndajnë mishin të varfërve.

Ministria Shëndetit në Arabinë Saudite tha që nuk ka pasë raste të sëmundjes COVID-19 në mesin e pelegrinëve të këtij viti pasi haxhi i sivjetshëm u bë me një numër shumë të zvogëluar të pjesëmarrësve, shkruan TRT.

Vitin e kaluar, rreth 2.5 milionë njerëz morën pjesë në haxh. Këtë vit, 10.000 haxhilerë që banojnë në Arabinë Saudite u lejuan të kryejnë haxhin.

Pandemia ka shtyrë miliona njerëz në mbarë botën më pranë pragut të varfërisë, duke e bërë më të vështirë për shumë njerëz që të përmbushin traditën fetare të blerjes së bagëtive.

Udhëheqësit myslimanë në Shqipëri dhe Kosovë u bënë thirrje njerëzve “të jenë të kujdesshëm” në festimet e tyre për të shmangur transmetimin e virusit, përfshirë kufizimin e vizitave familjare.

Britania zbatoi rregulla të reja bllokimi në Manchester dhe pjesët e afërta të Anglisë veriore në një njoftim në prag të festës.

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, rrugët ishin kryesisht bosh për shkak të një bllokimi 10 ditor të imponuar nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Lutjet e Bajramit në xhami u anuluan.

“Ne kishim shpresuar se kufizimi do të hiqej gjatë periudhës së Bajramit … ishim të befasuar që periudha e bllokimit përfshinte festën e Bajramit” tha Marwan Madhat, një pronar i kafeneve në Bagdad. “Kjo do të shkaktojë humbje.”

Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu kanë mbyllur xhamitë për të kufizuar përhapjen e virusit.

Të ngjashme