Salih Mustafa në Speciale: 16 dëshmitarë dhe 87 orë për paraqitjen e provave

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se trupi gjykues i nxjerrë udhëzimet e tij fillestare lidhur me kryerjen e procedurave në gjykimin e Salih Mustafës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se seancat do të mbahen gjatë muajve shtator dhe tetor, si vijon: 20-24 shtator, 27-28 shtator, 4-6 tetor dhe 12-14 tetor.

“Vendimi më tej thekson se ZPS-ja do të ketë 87 orë për të paraqitur provat e saj. ZPS-ja do të thërrasë 16 dëshmitarë, 15 prej të cilëve do të dëshmojnë drejtpërdrejt. Për marrjen në pyetje të secilit dëshmitar të ZPS-së, Mbrojtjes dhe përfaqësuesit të viktimave do t’u caktohet përkatësisht 50 për qind dhe 25 për qind e kohës faktike të përdorur nga ZPS-ja për marrjen në pyetje të secilit dëshmitar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme