Samedin Mehmeti takon Drejtorin e Policisë Nacionale të Portugalisë

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vazhdimit të pjesëmarrjes në panairin “Eurosatory 2022”, i cili po mbahet në Paris të Francës, ku po merr pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka realizuar takimin e radhës me drejtorin e Policisë Nacionale të Portugalisë Manuel Magina da Silva, me të cilin, sipas PK-së, diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes reciprok ndërmjet organizatave policore. 
 
Diskutimet janë fokusuar kryesisht në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore, me theks të veçantë mundësia e ofrimit dhe realizimit të trajnimeve të përbashkëta policore. 

“Ky takim, nga të dy palët u vlerësua mjaft i rëndësishëm dhe frytëdhënës, në veçanti në shkëmbimin e eksperiencave policore dhe mundësis së realizimit të trajnimeve në fusha të ndryshme”, njofton PK.

Të ngjashme