Sami Kurteshi sulmon fizikisht punëtorin e KQZ-së pasi nuk kishte maskë

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nëpunës civil të KQZ-së.

Indeks ka mësuar mëson se sulmi i Kurteshit ndaj zyrtarit të KQZ-së, me iniciale A.B., ndodhi në korridorin e objektit rreth orës 10, 10:30.

Arsyeja, sipas burime të këtij portali, del të jetë mos-vendosja e maskës anti-Covid.

“Sami Kurteshi ishte duke ecur në korridor të institucionit. Derisa zyrtari i sulmuar ishte pa maskë. Samiu i kërkoi me ton të lartë që ta vendos maskën, dhe pastaj edhe e sulmoi”, thotë njëri nga dëshmitarët e rastit që ishte prezent.

Sipas këtij të fundit, A.B. nuk kishte asnjë reagim.

I njëjti nuk ka kundërshtuar dhe nuk ka kthyer asgjë. Ky rast nuk është i lajmëruar në polici.

Të ngjashme