Samiti në Londër pa Deklaratë për KOMRA-n

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 18:42 | Nga

Premtimi i fortë i presidentëve të Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë që kryeministrat e vendeve të përmendura do ta nënshkruajnë deklaratën për themelimin e KOMRA-s, në samitin e Londrës, nuk ka sjellë rezultatet e pritura.

Deri më tani Koalicioni nuk ka marrë vendimin e qeverive të të gjitha vendeve të përmendura, gjë që ndikoi që organizatori i Samitit, Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe,  të përfundoj rendin e ditës pa pikën e planifikuar – Deklarata mbi KOMRA-n.

Nënshkrimi i Deklaratës për KOMRA-n është projektuar si një manifestim i vullnetit të liderëve të vendeve post-jugosllave për t’u ballafaquar bashkërisht me të kaluarën e afërt, për të përcaktuar faktet për krimet e ndryshme dhe viktimat.

Gjithashtu, është menduar që të ftohen shtetet tjera të ish-Jugosllavisë siç janë: Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Sllovenia për ta bartur së bashku barrën e së kaluarës, për të kontribuar në ndërtimin e kulturës së bashkë ndjenjës si dhe respektit për të gjithë viktimat e luftërave të viteve të nëntëdhjeta.

Koalicioni për KOMRA vazhdon bashkëpunimin dhe marrëveshjen me institucionet e vendeve post-jugosllave në lidhje me themelimin e KOMRA-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme