SBAShK: I ngutshëm vendimi i MAShTI-i për mësimin plotësues

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

SBAShK dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë zhvilluar një takim për forcimin e bashkëpunimit.

Në këtë takim SBAShK e ka quajtur të ngutshëm vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit plotësues.

Në vijim postimi i plotë:

Me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe angazhimeve të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe për të këmbyer ide e përvoja për gjetjen e mundësive të planifikimit të buxhetit nga institucionet qendrore për realizimin e pikave nga Kontrata Kolektive e sektorit të Arsimit të Kosovës, kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm z.Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor z.Blendor Shatri u priten nga z.Sazan Ibrahimi Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë shprehur se angazhohen për bashkëpunim të vazhdueshëm me Asociacionin e Komunave të Kosovës me qëllim që të jenë në të njëjtin proces të angazhimeve në shërbim të arsimit dhe për gjetjen e mundësive që me bashkëpunim.

Në këtë drejtim është vlerësuar angazhimi i përbashkët përmes dialogut mes palëve që të arrihet realizimi i kërkesave legjitime të punëtorëve të arsimit që institucionet qendrore të ndajnë buxhet të caktuar që mbulojnë kërkesat dhe të drejtat e përcaktuara me Kontratën Kolektive për punëtorët arsimor.

Ata kanë informuar z. Ibrahimi edhe me qëndrimet ndaj vendimit të MASHTI-të për organizimin e mësimit plotësues duke vlerësuar se ky Vendim është i ngutshëm dhe i pa analizuar mirë dhe se SBASHK-u do të insistojë që orët e mbajtura në emër të mësimit plotësues të kompensohen ashtu si thotë edhe kontrata Kolektive. Po ashtu është diskutuar edhe për pikën 7 të Vendimit të Qeverisë lidhur me punëtorët shtatzëna, gjegjësisht për lirimin e tyre nga obligimi për t’u paraqitur ne vende pune dhe për zëvendësimin e tyre me studentë nga Fakulteti i Edukimit.

Drejtori Ekzekutiv Sazan Ibrahimi ka informuar përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me angazhimet e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me korrekt me SBASHK-un në shërbim të arsimit.

Ky koordim duhet të shërbej edhe për gjetjen e mundësive për angazhime të përbashkëta me qëllim që institucionet qendrore të bëjnë mbështetje buxhetore për kërkesat konkrete nga Kontrata në mënyrë që komunat ta kenë të mundur kryerjen e obligimeve të tyre nga Kontrata pa pasur nevojë të shkohet nëpër gjykata, procedurë kjo që komunave po u krijon harxhime shtesë.

Të ngjashme